E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Batuta për Bora Zemanin mërzit  Beatrixën
Lajme

Batuta për Bora Zemanin mërzit Beatrixën

Një batutë e Ermal Mamaqit brenda shtëpisë së Big Brother Vip gjatë një darke me banorët, ku përmendi dhe emrin e moderatores Bora Zemani, duket se nuk i ka pëlqyer këngëtares Beatrix Ramosaj.

Ajo vendosi që të mos bëhet pjesë e spektaklit mbrëmjen e sotme, teksa refuzoi dhe të hyjë brenda shtëpisë në një darkë që ishte parashikuar me ish-konkurrentët.

Vendimi i Beatrix për të mos hyrë në shtëpinë e BBV, ka mërzitur aktorin Donald Veshaj. Ai u shpreh se batuta e Ermal Mamaqit nuk ka pasur asnjë qëllim të keq.

Donaldi: Nuk ka të bëjë me njerëzit. Realisht pres që duke njohur natyrën Triksa, të mos… realisht nuk e besoj. Ishte një shaka që nuk e hapa unë. Nuk më intereson, nuk më bën përshtypje fare.

Arjola: Ti reagove i pari.

Donaldi: Reagova unë i pari?

Arjola: Po reagove se u interesove.

Donaldi: Po po ishte me të keq, nuk e respektova. Ndihem keq. Më duket vetja i pafuqishëm për diçka. Dua ta kem këtu afër që t’i mbushja mendjen se nuk ka asnjë gjë. Jam i mërzitur që ajo është e mërzitur. Nuk kam mundësi që ta sqarojë këtu. Fakti që unë nuk e mendoj, nuk pres që dikusht tjetër ta mendoj. E di shumë mirë, thjesht jam i mërzitur. Fakti që s’do ta takoja sot… ku di unë, realisht po them që nuk e pres që të mos e takoj sot.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.