E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Batutat në familjen në Sauk: Nuk e ka hequr Luli nga puna se ka qenë…
Publik News

Batutat në familjen në Sauk: Nuk e ka hequr Luli nga puna se ka qenë…

Sot ata kanë banesën e re të rindërtuar nga e para tha kryeministri Rama, i cili ishte i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Kryeministri tha se pas donacioneve të mbledhur në Bruksel, do të niset me rindërtimin e shtëpive në fshat pasi është emergjente për shkak se banorët janë në çadra akoma.

“Të gjithëve do u bëhen një për një, këtyre që janë në fshat një herë të parëve do u bëjmë shtëpitë se janë në cadër, e ata do hyjnë në shtëpi brenda vitit, pastaj këto të qytetit, do i kenë shtëpitë si as në ëndërr nuk i kanë parë.

Rama nuk ngurroi të bënte edhe batuta.

“Ta mbash mirë se ti pa këtë je si shpia pas tërmetit, me këtë je si shpia e re”, i tha kryefamilarit për të shoqen.

Ndërsa tha se problemi më i madh tani ishin punëtorët për rindërtimin e vendit.

“Jo vetëm që ka punë, me gjithë këtë rindërtim problemi janë punëtorët, do hapen vende pune pafund, duan punë në shtet se e duan rrogën pa punë”.

Një nga pjesëtarët e familjes tha se i afërmi i saj është hequr nga puna në bashki.

“E hoqi Luli nga puna”, tha e zonja e shtëpisë.

Rama: Po s’e ka hequr Luli se Luli ka qenë në gjumë.

“Punojmë e nxjerrim bukën por për shtëpi nuk e qitshim dot”, tha gruaja.

veliaj me ramen te shtepia4

“Del PD dhe thotë të mbrojmë…”, tha në një moment Veliaj.

Rama: Ç’e paske këtë PD sot? Lëre tani.

Kryeministri kishte sjellë edhe dy dhurata për më të vegjëlit e shtëpisë: “Këto i keni porosi nga Zaho, po mos i hap”.

“E pac këmbën e mbarë”, i tha kryefamiljari.

Rama: Tani se di, unë të gjatë e kam se di a e kam të mbarë, unë me zemër kam ardhur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.