E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Baze: Pse Rama përgojon biznesmenët për të poshtëruar Bashën por edhe PS-në?!
Publik News

Baze: Pse Rama përgojon biznesmenët për të poshtëruar Bashën por edhe PS-në?!

Analisti Mero Baze, duke komentuar qëndrimin e kryeministrit Rama, i cili përmend emra biznesmenësh për të vënë në sikletë opozitën, u shpreh se me këtë qëndrim Rama ka poshtëruar Bashën por edhe PS-në.

“Ajo që Rama bën kundër Bashës, tregon një arrogancë të Ramës që poshtëron opozitën dhe partinë e vet. Se po të kishte një socialist normal në parlament ku Rama, përmend biznesmenë të rëndësishëm që disa janë edhe themelues të PD, si Ramë Geci, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj apo Samir Mane, do i kishte thënë Ramës, po pse mo legen mbështet këta dhe jo biznesmenët tanë.” – u shpreh Baze.

Ndërkohë lidhur me opozitën e sotme, Baze u shpreh se Lulzim Basha hoqi ca njerëz nga partia, por solli ca të paaftë.

“Opozita duhet të jetë e qartë në ndryshimin e saj, në gjithë sistemin e vlerave. Basha ka bërë një spastrim radikal në partinë e vet, nuk është një gjë e madhe të heqësh të gjithë por ato të rinjë që sjellë, vlerat e tyre duhet të jenë të befasueshme dhe të të bëjnë të harrosh Topallin, Imamin etj… ai ka sjell kalamaj, akoma të pashkolluar… në vend që të ngjalle shpresë për reformimin që bëri, ai prishi një gjë të madhe për të bërë një gjë më të vogël. Hoqi ca dhe solli ca të tjerë më të paaftë.” – përfundoi analisti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.