Pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother”, Albi Nako pati një debat të ashpër në studio me Arbër Hajdarin.
Ky i fundit e quajti një person që vetëm hëngri dhe fjeti në shtëpi dhe nuk bëri asgjë.
Të gjitha këto u kundërshtuan nga Albi Nako.
DEBATI:
Albi Nako: Aty është trysni e madhe. Nuk provokoj në sensin që ta marr situatën në dorë i pari. Aty ka disa skema që besoj edhe publiku i ka parë dhe njëri që tentoi që t’i demaskonte ato skema ishte Graciano, që bëri një luftë shumë të fortë, një djalë guximtar që ishtë për t’u marrë edhe shembull. Aty të bllokojnë, ta çajnë bisedën në mes, të injorojnë.
Arbër Hajdari: Unë kam pasur pritshmëri për ty e kam thënë edhe publikisht. Shyqyr që nuk e kishtë biletën e kthimit se do ta kishe djegur kot. Për mua nuk ke bërë asgjë brenda shtëpisë, ke ngrënë, ke fjetur. Nuk e di pse e pate këtë qasje, unë të kam parë edhe jashtë dhe i di kapacitetet e tua. Akoma nuk kam marrë përgjigjen pse pate këtë lloj bllokimi, shpresoj që tani jashtë kemi kohë dhe mund të ma shpjegosh.
Albi Nako: Nuk mund të thuash që vetëm kam ngrënë dhe fjetur…
Arbër Hajdari: Për mua po. Erdhi zonja ta tha në shtëpi.
Albi Nako: Është kollaj të flasësh aty nga kolltuku ku je. Mendoj se diçka e kam bërë, një mesazh e kam dhënë. Se do ti ta shohësh nga pozicioni i kolltukut është tjetër gjë.
Arbër Hajdari: Ti je më i miri vëllaçko.
Albi Nako: Nuk jam më i miri.
Arbër Hajdari: Po pse je këtu?
Albi Nako: E meritoj që jam këtu, por mos më thuaj që unë vetëm flija aty. Mos më thuaj mua frikacak se ti nuk e di sa frikacak jam unë.
Arbër Hajdari: Është mendimi im, u tërhoqe nga debati me Romeon.
Përveç Albi Nakos, Arta është barorja e dytë doli nga shtëpia e Big Brother mbrëmjen e së shtunës, duke lënë në mes ëndrrën për të vazhduar rrugëtimin drejt çmimit të madh.
Në fund të spektaklit u njoftua nga Ledion Liço se një banor i dytë do të dalë sot dhe ajo është Arta.
Largimi i Artës në televotimin e dytë ka lënë Riken, Vesën dhe Romeon të përlotur, për shkak të marrëdhënies që kishin krijuar, një raport i mirë miqësor.
Pas largimit nga shtëpia Arta u shpreh: “Shumë e bukur për mua si eksperiencë, por është jashtëtokësore. Kur je brenda aty, duket që shumica e banorëve kanë hyrë në një trajnim për të pasur një sjellje të caktuar. E di që jashtë nuk mundet të kuptohet. Më shumë lojtar dhe tregon veten më pak se të tjerët? Më ka ndodhur me Ilnisën që e ka bërë personazhion e vërtet, por ka raste që tregon personalitetin e saj”.