E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“BBVA 3”: Deklarata e Eglës për ngacmimin seksual shkon përtej lojës
Lajme

“BBVA 3”: Deklarata e Eglës për ngacmimin seksual shkon përtej lojës

Top Channel me siguri do të sqarojë në spektaklin e mbrëmjes të së shtunës një rrëfim/ deklaratë të banores së shtëpisë më të famshme në vend, aktores Egla Ceno, e cila gjatë kësaj jave ka bërë mes shumë deklaratash atipike të saj, sherresh e përplasjesh, një deklaratë delikate.

Ajo flet për një histori para 20 vjetësh, kur atëherë studente duke kërkuar punë në Top Albania Radio një drejtues (ajo thuhet që i ka thënë edhe emrin, por video nuk gjendet në Top Channel) e ka ngacmuar seksualisht.

Ceno nuk shpjegon plotësisht çfarë ka kuptuar ajo si ngacmim seksual, por thotë se pyetjen: “Çfarë ke ti për të ofruar?”, e ka marrë si një kod që i kërkohej seks në këmbim.

Rrjeti ka nisur të pyesë më shumë për këtë deklaratë, e cila nëse është ashtu siç duket, Egla Ceno do të jetë gruaja e parë që do të nisë lëvizjen #Metoo në Shqipëri.

Nëse është një deklaratë për lojë edhe vëmendje, kjo nuk është lojë dhe e bën dyfish përgjegjësinë e një produksioni si “BBVA 3” të shterojë çdo aspekt të kësaj deklarate.

Mediat duhet të tregojnë përgjegjshmëri, jo vetëm duke raportuar apo duke heshtur. Por duke u përpjekur të sqarojnë si qëndron e vërteta.

Dinjiteti njerëzor është në diskutim në këtë rast, për të gjitha palët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.