E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BE do të rindërtojë 22 shkolla të dëmtuara nga tërmeti
Lajme

BE do të rindërtojë 22 shkolla të dëmtuara nga tërmeti

Ambasadori i BE në Tiranë, Liugi Soreca, ka nënshkruar sot kontratën me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, dhe Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP, Limya Eltayeb për rindërtimin e 22 shkollave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 që goditi vendin tonë.

Sipas ambasadës, nga ky program do të përfitojnë 7 500 fëmijë dhe adoleshentë në zonat e prekura.

“Rindërtimi i shkollave sjell shpresë dhe rikthen ndjesinë se jeta po shkon në normalitet. Asgjë më mirë se shkolla nuk mund të mishërojë qëndrueshmërinë dhe besimin tek e ardhmja. Qëllimi është të sigurojmë shkolla të standardeve më të larta ndërkombëtare”, tha ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Mesazhi i ambasadës së BE në “Facebook”

soreca be
22 shkolla të dëmtuara ose të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të rindërtohen dhe rehabilitohen falë programit 15 milionë Euro #EU4Schools.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca nënshkroi sot kontratën me Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP Limya Eltayeb në prani të Ministrit të Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj dhe Zëvendës Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë Oltion Rrumbullaku. 7 500 fëmijë dhe adoleshentë nga zonat e prekura do të përfitojnë nga ky program. Përgjigja e Bashkimit Evropian dëshmon edhe një herë se Shqipëria nuk është vetëm e afërt gjeografikisht, por edhe afër zemrave dhe shqetësimeve tona. Ne premtuam të ndihmojmë dhe e realizuam këtë me shpejtësi për popullin shqiptar.

“Rindërtimi i shkollave sjell shpresë dhe rikthen ndjesinë se jeta po shkon në normalitet. Asgjë më mirë se shkolla nuk mund të mishërojë qëndrueshmërinë dhe besimin tek e ardhmja. Qëllimi është të sigurojmë shkolla të standardeve më të larta ndërkombëtare”, tha ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.