E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BE kritika Kosovës për ambasadën në Jeruzalem
Publik News

BE kritika Kosovës për ambasadën në Jeruzalem

Komisioni Evropian (KE) adresoi sot kritika mbi planet e Kosovës për të hapur ambasadën në Jerusalem ndërsa të dy vendet nënshkruan sot marrëveshjen për krijimin e marrëdhënieve diplomatike, duke kujtuar pozicionin e bllokut mbi çështjen në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 478 të vitit 1980.

auto_1bb2b432-eae4-48dd-a2f8-e1357c8bd9dd_w1023_r1_s1612187093-600x360

 

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, ka thënë se pozicioni i BE-së është saktësisht i njëjtë me atë që ishte kur kjo pyetje u bë vitin e kaluar pas nënshkrimit të marrëveshjes midis Kosovës dhe administratës Trump më 4 shtator.

“Pozicioni i BE-së për lëvizjen e ambasadave në Jerusalem është i qartë: Në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB 478 të vitit 1980, e cila u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të KB-së për të zhvendosur ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së si dhe Delegacionin e BE-së në Izrael. janë të vendosura në Tel Aviv”, ka thënë Stano, raporton dtt-net, transmeton Gazeta Express.

Stano më tej ka thënë se Kosova, me anë të kësaj, po dëmton rrugën e saj drejt integrimit në BE.

 “Kosova ka identifikuar integrimin në BE si përparësinë e saj strategjike. BE-ja pret që Kosova të veprojë në përputhje me këtë angazhim në mënyrë që perspektiva e saj evropiane të mos minohet”, ka thënë Stano.

Kosova dhe Izraeli sot kanë zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabi Ashkenazi është lajmëruar nga Jerusalemi në ceremoninë virtuale të zyrtarizimit të kësaj njohjeje.

Pas deklaratave ku ai dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla e kanë falenderuar e uruar njëri-tjetrin, Ashkenazi e ka zbuluar pllakën me mbishkrimin “Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem, Izrael”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.