E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BE kritikon Kosovën/ “Shpallja e dy organizatave në veri si terroriste, ishte vendim i njëanshëm i qeverisë”
Bota

BE kritikon Kosovën/ “Shpallja e dy organizatave në veri si terroriste, ishte vendim i njëanshëm i qeverisë”

Bashkimi Evropian nëpërmjet zëdhënësit të BE-së, Peter Stano është shprehur se vendimi I qeverisë së Kosovës për shpalljen e organizatave serbe “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” në veri, si terroriste është i veprim njëanshëm dhe nuk kontribuon për shtensionim të situatës.

Stano ka thënë se se liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së në Këshillin Evropian javën e kaluar kanë bërë thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës.

“Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së në Këshillin Evropian javën e kaluar bënë thirrje për de-përshkallëzimin e menjëhershëm të situatës në Kosovë. Këto emërtime janë një hap i njëanshëm që nuk kontribuon në de-përshkallëzimin e situatës dhe as për të gjetur një mënyrë për të adresuar problemet ekzistuese në mënyrë të qëndrueshme”,ka thënë ai.

Ndër të tjera zëdhënësi BE-së ka shtuar se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të çojë në rritje të mëtejshme të tensioneve dhe se palët duhet të marrin në konsideratë propozimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

“Ne përsërisim thirrjen që të dyja palët të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të çojë në rritje të mëtejshme të tensioneve dhe të ndërmarrin hapa urgjentisht për të de-përshkallëzuar situatën aktuale në veri të Kosovës në përputhje me propozimin e bërë nga HRVP Borrell më 22 qershor”, ka thënë Stano.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.