E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BE mbështet ilaçin izraelit kundër COVID-19
Publik News

BE mbështet ilaçin izraelit kundër COVID-19

Bashkimi Europian ka vendosur të japë një fond prej 50 milionë eurosh për një kurë kundër COVID-19 që po rezulton e sukseshme, raporton Jerusalem Post.

Nga testet e kryera deri më tani në Izrael dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kura ka rezultuar e suksesshme, një nuvel që nuk është arritur nga asnjë ilaç që po testohet kundër koronavirusit.

Kjo kurë është zhvilluar nga kompania farmaceutike Pluristem, e cila me anë një terapie përdor placentat për të zhvilluar qeliza të ripërpunueshme për të kuruar organet e dëmtuara si pasojë e infektimit me koronavirus.

Kura çliron në organizëm proteina, që kurojnë organet e dëmtuara nga COVID-19, si zemra, mushkëritë, veshkat, etj.

Në Izrael kjo kurë ka shëruar 6 pacientë që ishin në rrezik për jetën, ndërsa një tjetër u shërua në SHBA, i cili pranoi t’i nënshtrohej testimit me këtë kurë kundër COVID-19.

Firma izraelite shquhet për zhvillimin e shumë kurave, përfshirë edhe disa studime për një vaksinë për mbrojtjen nga rrezatimi atomik të ushtarëve amerikanë kryer 3 vite më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.