BE ndalon TikTok-un për punonjësit e saj
Në një lëvizje të paprecedentë, Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE-së kanë ndaluar stafin të përdorin aplikacionin kinez të mediave sociale TikTok pas shqetësimeve të sigurisë dhe tensioneve në rritje midis Pekinit dhe Perëndimit.
Qeveritë perëndimore janë gjithnjë e më të alarmuara nga provat se kompanitë kineze të teknologjisë ndihmojnë Partinë Komuniste dhe shërbimet e saj të inteligjencës në mbledhjen e sasive të mëdha të të dhënave në të gjithë botën me një fokus të veçantë në objektivat me vlerë të lartë politike dhe të sigurisë.
Komisioni Evropian dhe Këshilli njoftuan të enjten se kishin kërkuar që stafi i tyre të heqë aplikacionin TikTok nga pajisjet personale dhe ato të punës. I gjithë stafi i Komisionit, i cili numëron rreth 32,000 punonjës , u urdhëruan të hiqnin TikTok nga pajisjet e tyre zyrtare dhe personale nëse kanë të instaluar ndonjë aplikacion të lidhur me punën. Përndryshe, anëtarët e stafit mund të fshijnë aplikacionet e lidhura me punën nga telefonat e tyre personalë nëse këmbëngulin të mbajnë TikTok.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



