Befason presidenti Meta: Aleksandër Frangaj aspiron për Kryeministër
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, i ftuar në studion e emisionit “Xing me Ermalin” ka habitur me një deklaratë të tij, ku tha se Aleksandër Frangaj aspiron për kryeministër.
Drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi, gjatë bisedës me Presidentin i tha se intervistën nuk do të mund ta realizonte ai me të, por dikush tjetër që do të vinte në studio dhe që aspironte të bëhej kryeministër.
Pas kësaj Meta ka aluduar për disa emra, mes të cilëve ka përmendur edhe atë të Presidentit dhe pronarit të TV Klan, Aleksandër Frangaj.
Më tej ai tha me humor se Frangaj nuk i kishte shprehur diçka, por që nuk ishte e pamundur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



