Befason Rama: Sikur t’iu them unë ç’më ka thënë Lulzim Basha…
Gazetari Sokol Balla i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama sot deklaratën e liderit të opozitës Lulzim Basha, i cili tha pak ditë më parë se vetëm dy vende në botë nuk kanë bërë asnjë investim gjatë vitit 2017, Koreja e Veriut dhe Shqipëria.
Por përgjigjen e tij Rama e dha kështu: “Sikur t’iu them unë ç’më ka thënë Lulzim Basha këtu, do dëgjonim njëri- tjetrin deri nesër në mëngjes dhe do qeshnim, është djalë i mirë dhe jam i sinqertë kur e them këtë, por është po ashtu siç e kam thënë artist, ka një cilësi të pamohueshme për të thënë atë që nuk mendon dhe për të menduar atë që nuk thotë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



