E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Behar Bajri ndërmjetësoi takimin mes armiqve Martinaj-Bami
Lajme

Behar Bajri ndërmjetësoi takimin mes armiqve Martinaj-Bami

Zbërthimi i bisedave të koduara në aplikacionin SKY ECC, ka zbardhur disa ngjarje kriminale të ndodhura vitet e fundit në vendin tonë por edhe si ishin të organizuara bandat kryesore dhe planet e tyre. Një prej këtyre planeve është edhe ai i vrasjes së Durim Bamit me porosi nga Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj.

Kjo luftë në botën e nëndheshme të krimit të organizuar po zhvillohej gjatë vitit 2020. Por teksa lufta mes palëve ishte e ndezur dhe secili prej tyre ndiqte njëri-tjetrin me synimin për ta vrarë, ndodh një takim i papritur.

Arben Ndoka ka komunikuar me Bardhyl Mavrajn dhe ky i fundit e ka pyetur nëse ka dijeni që Behar Bajri është personi që ka mundësuar takimin e Durim Bamit me Vis Martinajn. Ish-deputeti Ndoka i është përgjigjur duke i thënë se është në dijeni pasi e ka informuar vetë Ervis Martinaj.

Por pavarësisht takimit me Bamin, Marklen Haka në një bisedë me Martinajn, i thotë që nuk duhet t’u ketë besë vëllezërve Bami. Edhe Visi i thotë që “tani që më takuan do t’ju ruhem më shumë, ata e dinë që nuk ja u kam besën”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.