E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bëjnë sherr  dy ‘kalamaj’/ E vërteta e incidentit në Ministrinë e Jashtme
Politikë

Bëjnë sherr dy ‘kalamaj’/ E vërteta e incidentit në Ministrinë e Jashtme

Zbardhet e vërteta e sherrit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Ministrinë e Jashtme, ku miistri në detyrë Gent Cakaj, zhvilloi një takim me gazetarët.

Duhej të ishte një mëngjes pune, por degjeneroi në një debat verbal mes ministrit Cakaj dhe këshilltarit të tij.

Fillimisht u raportua se ishte një debat me shefin e Kabinetit, por burime nga Ministria e Jashtme kanë bërë të ditur se Cakaj është përplasur me një nga këshilltarët e tij.

Bëhet fjalë për Julian Zylajn, këshilltar i Cakaj, e me moshë të njëjtë.

‘Boll se flas unë, jam unë këtu, pastaj fol ti’, i ka thënë Cakaj këshilltarit të tij Zylaj dhe më pas ministri në detyrë i ka rënë tavolinës me grusht, për të treguar se kush është shefi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.