E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Beleri drejt SPAK, avokati: Nuk provuan dot asgjë, akuzë dhe montim politik! Kandidatit iu forcua mbështetja!
Lajme

Beleri drejt SPAK, avokati: Nuk provuan dot asgjë, akuzë dhe montim politik! Kandidatit iu forcua mbështetja!

Avokati i Fredi Belerit, kandidatit të opozitës për bashkinë e Himarës, foli për mediat pas vendimit të Gjykatës së Vlorës, e cila dha masën e sigurisë “arrest me burg” për klientin e tij dhe ia përcolli dosjen Belerit në SPAK me akuzën e blerjes së votave për zgjedhje.

Avokati tha se akuza ishte politike dhe gjithçka ishte montim politik, por një gjë ishte e qartë: arrestimi i kandidatit Beleri e ka përforcuar mbështetjen e banorëve ndaj tij dhe më 14 maj, ata do t’i drejtohen të qetë kutive të votimit.

“Gjykata e vlerësoi arrestin në flagrancë si të ligjshëm dhe caktuan SPAK-un për kompetencë, – tha avokati për mediat. –  Brenda dhjetë ditëve ndoshta do të bëhet vlefshmëria në SPAK. Akuzat nuk u faktuan. Ne këtë i kërkuam gjykatës. Ishin komplet veprime të simuluara të policisë, të një individi madje, që policia rëndom si në kohën e komunizmit, i përdor. Akuzë politike dhe montim politik.

Edhe zoti Beleri foli në seancë, tha pikërisht këto që po them unë. Nuk u provua në asnjë moment në ato që referoi prokurori, në asnjë moment nuk u provua as ekzistenca e listave. Ishte duke dalë jashtë lokalit dhe mënyra ë rrëmbimit e provoi. Aty konsistonte, rrëmbimi, që të gjendej diçka në flagrantë. Dhe u provua që nuk u gjet asgjë.

Pyetje: A e cenon kjo gjë procesin e votimti?

Avokati: Absolutisht! Përkundrazi, e ka forcuar më shumë.

Pyetje: Nga ana ligjore?

Avokati: Absolutisht, njerëzit do të vijnë nesër e do të votojnë të qetë. Nga gjykata prisnim që ta deklaronte arrestin të paligjshëm, ia kërkuam gjykatës, po gjykata nuk e gjeti…

Pyetje: Po seanca e radhës, kur do të jetë?

Avokati: Ligji ka parashikuar që brenda dhjetë ditësh, kur të shkojnë aktet ën GJKKO, në SPAK dhe do të shprehen ata brenda 10 ditëve, mendoj. Në Tiranë do të kryhet. Ai do të ikë sonte në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.