Beleri zbulon reagimin e eurodeputetëve,pasi u godit me vezë dhe kos
Eurodeputeti Fredi Beleri ka folur për incidentin e një dite më parë në takimin e 18 të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri ku u godit me vezë dhe shishe kos inga një qytetar para se të hynte në Kryesinë e Kuvendit.
I ftuar në Syri Tv Beleri tregoi reagimin e eurodeputetëve për këtë gjest duke thënë se mbetën të habitur se si mund të ndodhë një gjë e tillë në një shtet që sapo ka hapur kapitujt e parë me BE.
“Jemi 10 eurodepuetë, shumica janë dashamirës dhe partizanë të intergimit të Shqipërisë. E njohin Shqipërinë. Ishin si të habiutr si mund të ndodhin këto gjëra. Një shtet që sapo hapi kapitujt e parë sillet në këtë mënyrë. Të gjitha dihen jemi në qendër të Europës.
Nuk e di, më duket shumë e ccudithsme të bëjë një gjë personale me mua. Jam takuar një herë me Ramën çfarë gjërash personale të kem”, tha Beleri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



