Belgjika e Holanda shpërthejnë për formatin e EURO 2020
Formati I ri I UEFA-s për Europianin e vitit 2020, është cilësiar si një ‘skandal’, që pa nisur madje, dhe kjo I ka bërë të gjithë me dhimbje koke në zyrat e organizmit më të lartë të futbollit europian.

Shorti për fazën e grupeve do të hidhet më 30 nëntor, ditën e shtunë. Deri më tani biletën e kanë prerë 20 shtete, ndërsa 4 të tjera do të vendosen në muajin mars, ku do të luhen edhe takimet finale nga katër ligat, në kompeticionin paralel Liga e Kombeve.
Gjithsesi, fakti që UEFA I ndalon disa skuadra të mos përballen me njëra-tjetrën, ka bërë që disa prej shteteve të kenë të përcaktuar që tani grupin e tyre. Për shembull, Ukraina dhe Rusia nuk mund të ndeshen dot bashkë, dhe kjo sipas sistemit të UEFA-s, çon direkt Belgjikën që të ketë në grup Rusinë e Danimarkën në grupin B, duke rritur dyshimet.
“Sinqerisht, mendoj se diçka e tillë është skandal I vërtetë” – është shprehur ylli I Belgjikës, Kevin De Brujn në një nga televizionet belge pas fitores ndaj Qipros ditën e djeshme, ku më tej shtoi – “Futbolli nuk është tamam futboll, jo më. Më shumë po bëhet si biznes. Si lojtar duhet të mësohesh me një fakt të tillë, por për mua personalisht mendoj se po e falsifikojnë kompeticionin. Po ia heqin të gjithë kënaqësinë shortit”.
Në të njëjtën linjë, është edhe trajneri I Holandës, Ronald Kuman, kombëtare e cila e ka të sigurt që në grupin C do të presë Ukrainën. “Nuk e kuptoj aspak formatin e ri. I kam kërkuar federatës sime nëse më duhet të shkoj tek hedhja e shortit në 30 nëntor, duke parë se e dimë tashmë me kë mund të luajmë” – u shpreh Kuman për “De Telegraaf”.
Gjithsesi, shorti I UEFA-s pritet të qartësojë më shumë të dhëna, për mënyrën se si do procedohet në fazën finale të kompeticionit, në verën e vitit të ardhshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



