Belgjika shënon viktimën e parë nga COVID-19
Ditën e sotme Belgjika ka shënuar viktimën e parë nga koronavirusi.
Ka qenë vetë ministrja e shëndetësisë Maggie De Block që ka konfirmuar viktimën e parë. Viktima e parë është një 90 vjeç i cili ka qenë i shtuar në spitalin e ‘Iris Sud’. Ministrja ka thënë që edhe pse me të gjithë kujdesin që ’u ofrua 90 vjeçari nuk ia ka dalë dot.
“Me gjithë kujdesin e ofruar nga ekipi mjkësor, 90-vjeçari nuk ia doli, vdiq. Ngushëllime familjarëve dhe të afërmeve. Falenderoj gjithashtu gjithë stafin mjekësor për profesionalizmin dhe disponueshmërinë e tyre,” tha Maggie De Block.
Deri më tani numri i të infektuarve në Belgjikë ka shkuar në 267.
Kujtojmë se ditët e fundit është prekur dhe vendi jonë dhe numri i të infektuarve ka shkuar në 12.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



