Belind Këlliçi hedh akuza të forta : Veliaj po mban peng SPAK-un!
“Sot lideri i opozitës, mbahet i arrestuar me një akuzë me të cilën personi përgjegjës është Rama dhe në arrest mbahet Berisha dhe këta ndërkombëtarët i lavdërojnë prokurorët e SPAK.
A mos vallë Veliaj i mban peng me dosjen e prokurorit të Vlorës, përgjimet që janë aty. Në atë dosje dalin emra gjyqtarësh, prokurorësh, ministrash dhe ish-ministrash të cilët janë të përfshirë në korrupsion dhe trafikim narkotikësh. A mos është kjo arma më e fortë që Veliaj ka mbi SPAK ku së bashku me prokuroritë e rretheve në 4 vite kanë marrë 100milionë nga taksat tona për pagat e tyre dhe e vetmja detyrë është goditja e opozitës dhe këdo që mendon ndryshe nga opozita.
Si mundet Dritan Prenci i cili i ka prej 4 vitesh në hetim dosjen dhe nuk sheh firmën e Velijt dhe nuk e kupton firmën dhe vulën e Bashkisë pa vendimin e këshillit bashkiak. Për 1 qindarkë që shpenzohet nga bashkia e Tiranës merret me vendim të këshillit bashkiak.
Të mërkurën në orën 11 për të thënë ato të vërteta që nuk i dëgjoni në mediat e paguara, do të mblidhemi për të vijuar një protestë maratonë dhe të pashembullt”, tha Këlliçi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



