E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Belind Këlliçi: Ka një axhendë për të përçarë e sunduar PD-në
Lajme

Belind Këlliçi: Ka një axhendë për të përçarë e sunduar PD-në

Ai deklaroi se ka një tentativë për ta përçarë dhe sunduar këtë parti, pa dhënë detaje se si.

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në studion e Ora News, tha se pa një analizë të plotë, PD-ja nuk mund të ngrihet.

“Jam i bindur që që në garën time kur kam garuar për kryetar të Forumit Rinor, kam qenë i bindur se ekziston një axhendë për ta përçarë dhe për ta sunduar më mirë PD-në. Jam i bindur që demokratët janë të zgjuar dhe do të dinë të bashkohen dhe të mos hedhin baltë të pamerituar qoftë edhe ndaj anëtarit më të thjeshtë. Kemi pasur dhjetëra të rinj që janë arrestuar. Kemi pasur të rinj që janë dënuar. Ai që ka në agjendë përçarjen dhe shkatërrimin e strukturave të PD-së, nuk e do Partinë Demokratike dhe i shërben Edi Ramës”, tha Këllici

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.