E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Belind Këlliçi paraqitet në SPAK (VIDEO)
Lajme

Belind Këlliçi paraqitet në SPAK (VIDEO)

Belind Këlliçi është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku është thirrur si dëshmitar në procesin gjyqësor të njohur si “5D”.

Në të njëjtën seancë, janë thirrur edhe disa dëshmitarë të tjerë, përfshirë Arbjan Maznikun, si dhe disa persona që përbëjnë grupin e fundit të dëshmitarëve të caktuar nga Prokuroria e Posaçme. Në mesin e tyre janë edhe Dritan Kadia dhe Gazmend Haxhia.

Prokuroria e Posaçme përfaqësohet në këtë proces nga prokurorët Klodjan Braho dhe Anita Jella. Seanca nisi në orën 09:30 në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.