Belind Këlliçi vlerësohet ‘Njeriu i Vitit në Politikë’
Deputeti dhe njëherazi kandidati i PD-së për zgjedhjet lokale të 14 majit në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi është vlerësuar si ‘Njeriu i Vitit në fushën e politikës’ nga emisioni Opinion.
Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka shpërndarë një foto nga ky emision dhe thekson se ndjehet i nderuar që ishte pjesë e këtij paneli, bashkë me këto personalitete me histori të jashtëzakonshme jete dhe arritje profesionale.
Postimi i plotë:
Ndjehem i nderuar që isha edhe unë pjesë e këtij paneli, bashkë me këto personalitete me histori të jashtëzakonshme jete dhe arritje profesionale.
Falenderoj emisionin Opinion që më vlerësoi si Njeriu i Vitit në fushën e politikës!
#FitojmëTiranën
Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi si asnjëherë më parë, ka zbuluar një detaj rreth tij.
Këlliçi ka treguar në emisionin “Opinion”, se në vitin 2005 është shpallur kamipion kombëtar në tenis.
Ai zbulon se si trofe mori një vazo lulesh që kushtonte 20 mijë lekë të vjetra dhe një raketë tenisi.
Ndërkohë më tej zbulon se po atë vit fitoi bursën për të studiuar në një universitet në SHBA, ku tha se i ofruan bursë 8400 dollarë në vit dhe raketa numër tre nga lojtarët e universitetit.
“Unë vetë jamë ndjerë shumë i prekur nga historitë personale këtu, të them diçka personale në lidhje me sportin, unë personalisht jam shpallur kampion kombëtar tenisi në 2005, për moshat nën 18 vjeç, kam marrë një vazo lulesh 20 mijë lekë të vjetra dhe një raketë tenisi vinte nga Federatat Ndërkombëtare, dhe po atë vit aplikova për bursë në SHBA dhe një universitet që më pranoi më ofroi bursë 8400 dollarë në vit dhe raketa numër 3 nga 6 lojtarë të universitetit”, është shprehur Këlliçi./
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



