E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Belinda Balluku del “live” në dy vende!
Politikë

Belinda Balluku del “live” në dy vende!

Flet në Kuvend për çmimin e energjisë dhe konfiskon pronat në Farkë! Kryeministria fshin postimin nga faqja e Ramës

Zv.kryeministrja, Belinda Balluku ka nisur ditën e sotme aksionin për konfisikimin e pronave në zonën e Farkës në pallatet që sipas tyre kanë ndëtuar në shkelje të lejes së ndërtimit.

Në një kohë që Balluku ishte duke folur në Kuvend për rritjen e çmimit të energjisë, në faqen e Kryeministrit Rama është ‘shitur’ si live një inspektim i zv.kryeministres në Farkë.

Belinda Balluku bashkë me drejtoreshën e IKMT-së kanë hyrë në kantierin e një pallati 8 katësh, i cili sipas tyre është ndërtuar pa leje.

Por pas disa çastesh, “Live” në faqen e Kryeministrisë është ndërprerë, duke qenë se zv.kryeministrja figuronte në dy vende “drejtperdrejtë” edhe në Kuvend edhe në aktivitetin e regjistruar që po transmetohej në Facebook.

Live Edi RAma balluku

1

“Nis OPERACIONI I KONFISKIMIT

🔴 Nis OPERACIONI I KONFISKIMIT të kateve e të metrave shtesë të ndërtuara në shkelje të ligjit e të lejes së ndërtimit! Ndërtuesit mund t’i parablejnë ato me një çmim të indeksuar mbi çmimin real të tregut dhe paratë e përfituara do të derdhen në fondin e shpronësimeve të Unazës së Re ose mund t’i dhurojnë, që të përdoren si apartamente për strehim social apo mjedise zyrash për institucionet.

Ndërkohë për të gjitha rastet ka edhe një gjobë për çdo metër katror dhe për rastet kur ndërtuesi nuk pranon opsionet parablerje apo dhuratë që çojnë në ligjërimin e shtesave për arsye sociale, ai ndiqet edhe penalisht sipas ligjit:”, thuhej në statusin e Facebook të faqen së kryeministrit, i cili është fshirë dhe ku ka mbetur vetë link.

(https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1259984664756104)

Ndërkohë që gjatë fjalës në Kuvend Balluku po thekson se:

“Fatkeqësi të përdorësh desinformimin për t’i dhënë benefite vetes. Sot shpallëm një fashë deri ku mund ta mbrojmë abonentin shqiptar, 800 kw/h i përket një konsumi të përditshëm ku janë të përfshira gjithë pajisjet shtëpiake, ngrohja e ujit dhe kondicionimi që mban peshen më të madhe të konsumit.


Kam lexuar në rrjetet sociale e komentet mbi matematikën. 800 kw/h janë 7600 lekë pa tvsh me 9.5 lek, duke vendosur dhe tvsh, kjo shumë shkon 9120 lekë, bashkë me taksën e televizorit 100 lekë e thjeshtë sa është fatura. Përllogartitjet që bëni si do ia dalin shqiptarët, ne kemi shfira që dalin nga operatori i shpërndarjes. Me fashën e re nga 1 tetori, do kemi dy efekte, i pari 15 muajt në vijim, ndërmrrjet energjtiitke do kursejnë 100 milionë dollarë ndërkohë do kemi një ulje, kursim, që do shkojë deri në 2.5%.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.