Belinda Balluku futet në SPAK
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas thirrjes zyrtare që iu bë për t’u njohur me hetimet ndaj saj.
Sipas burimeve pranë SPAK, Balluku është regjistruar si person nën hetim për akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”. Paraqitja e saj u bë në orët e pasdites së 31 tetorit, e shoqëruar nga avokati mbrojtës.
Hetimi lidhet me disa procedura prokurimi të zhvilluara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Enti Kombëtar i Rrugëve. Deri tani, SPAK nuk ka bërë publik ndonjë akuzë zyrtare, ndërsa pritet që Balluku të japë deklarimet e saj në vijim.
Nga ana tjetër, Ministria e Infrastrukturës nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar mbi zhvillimet e sotme.
SPAK ka paralajmëruar se hetimet do të vijojnë edhe ndaj personave të tjerë të përfshirë në proceset e tenderimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



