Belinda Balluku shfaqet në Zvicër (VIDEO)
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan së fundmi për marrjen e saj të pandehur nga SPAK.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Balluku shihet në një tren gjatë një udhëtimi zyrtar nga Zyrihu drejt Bernës, ku ndodhet për një takim bilateral me homologun zviceran të Transportit, Energjisë dhe Mjedisit.
Në pamjet e shpërndara, ministrja duket e qetë, e buzëqeshur dhe pa asnjë shenjë shqetësimi, ndërsa flet për bashkëpunimin në fushën e transportit dhe energjisë.
“Me skuadrën e MIE dhe Hekurudhës Shqiptare në një udhëtim me tren nga Zyrihu në Bernë për takim bilateral…”, shkruan Balluku në postim, duke mos iu referuar aspak zhvillimeve të fundit në Tiranë.
Reagimi i saj vjen vetëm pak orë pas publikimit të lajmit që flasin për përfshirjen e emrit të saj në një dosje të SPAK, çka ka ngritur diskutime të shumta në opinionin publik.
Megjithatë, Balluku tregon se vijon aktivitetet zyrtare normalisht, pa u shqetësuar fare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



