E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BELSH/Aksident tragjik në aksin Cërrik-Belsh, humb jetën drejtuesi i motorit
Lajme

BELSH/Aksident tragjik në aksin Cërrik-Belsh, humb jetën drejtuesi i motorit

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Cërrik-Belsh. Bëhet e ditur se një makinë me drejtues një 49-vjeçar është përplasur me një motor me drejtues një 40-vjeçar.

Sipas burimeve nga policia, si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i motomjetit.

“Belsh/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, automjeti me drejtues shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. T., rreth 40 vjeç, banues në Belsh. Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. T., ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.