E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bemat e “Virgjëreshës së Korrupsionit të Përqëndruar”  Pogaj
Sot

Bemat e “Virgjëreshës së Korrupsionit të Përqëndruar” Pogaj

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

Arlinda Pogaj – “Virgjëresha e korrupsionit të përqendruar”: e pastër në letër, por e zhytur deri në fyt në tendera, koncesione dhe manovra biznesi që rrisin miliona si kërpudhat pas shiut. Në Shqipëri nuk të duhet talent, vizion, inovacion apo zotësi ekonomike; mjafton të jesh në orbitën e duhur politike dhe emri yt shfaqet në akt-dhurime kompanish ashtu si dhuratat që sjell Babagjyshi. Vetëm se në këtë rast, “Babagjyshi” quhet pushtet, ndërsa dhurata quhet Argus Power – kompania që nga duart e Arlinda Pogës kalon tek një djalë pa pasuri, ndërsa nga pas saj qarkullojnë oligarkë, drejtorë të OSHEE-së dhe tendera që bien si breshëri.

Mirgen Merollari dikur punonjës, sot “pronari” i një kompanie me miliona. Jo sepse gjeti naftë, shpiku diçka apo ngriti biznes inovativ, por sepse Arlinda Poga dhe djali i oligarkut Ylli Senka vendosën t’i falin kompaninë. Në një vend normal, kjo do të ishte çudi. Në Shqipëri, quhet “praktikë e zakonshme”. Kompanitë dhurohen si çokollata, pronësia ndahet në fshehtësi, aksionet kalojnë te njerëz pa lidhje për t’u bërë prestanoma  dhe nga ai moment, paratë publike nisin të ecin rrjedhshëm drejt thesareve private.

Ky investigim zbërthen me detaje se si Argus Power fiton tendera me shumicë, si operatorë të tjerë fshihen në çastin final për t’i hapur rrugë fituesit të paracaktuar, dhe si pas çdo fature që paguajmë për energjinë që na vjen çdo muaj, fshihet një makineri e sofistikuar pastrimi parash, e ndërtuar nga politikanë, drejtorë, oligarkë dhe “engjëj të biznesit” që në CV kanë vetëm një aftësi: shndërrimin e korrupsionit në procedurë standarde.

Mirgen Merollari u thirr në vitin 201 nga  Arlinda Pogaj bashkë me Ergys Senkën, djalin e oligarkut Ylli Senka dhe i dhuruan aksionet e kompanisë së tyre “ARGUS POWER” Sh.p.k.

Historia vazhdon me tendera pa fund nga OSHEE, Porti i Durrësit, Bashkia.

I fundit fare është tenderi i dyshimtë i drejtorit Blendian Dalipi për furnizimin me siguresa të rajonit të OSSH Fier.

Tenderi me objekt “Blerje Izolatorë, Shkarkues TM, Siguresa TM/TU, Bazamant Siguresë TU dhe Fishekë” me fond limit 400 milionë lekë të vjetra pa TVSH.

Tenderi është zhvilluar në 13 tetor 2025, por dyshimet janë se procedura është fiktive me fitues të paracaktuar.

Sipas dokumenteve të Agjencisë së Prokurimit Publik, duhet të shpallej fituese oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim, por komisioni nuk i është përmbajtur këtij rregulli.

Sic kuptojmë, tenderi është zhvilluar me një pjesëmarrës, ndërsa një operator i dytë ekonomik që është regjistruar fillimisht, është tërhequr nga gara duke mos u paraqitur.

Bëhet fjalë për kompanië “ENPI” shpk që kishte bërë ofertën 38,600,000 lekë pa TVSH. Nëse nuk do të tërhiqej nga gara, kjo kompani do të komplikonte vendimmarrjen e komsionit, sepse “ARGUS POWER” Sh.p.k me “pronar” Mirgen Merollarin kishte ofruar vlerë më të lartë: 38,976,600 lekë pa TVSH.

Sipas procesverbalit të komisionit, Operatori ekonomik ENPI nuk u paraqit në momentin e hapjes së ofertave për dorëzimin e mostrave!

Kështu, shpallet fitues “ARGUS POWER” Sh.p.k me adresë në Durrës (Lagja. Nr. 15, Spitalle, Perballë Kampusit Univesitar Durrës. Kodi postar 2009) aty ku ka qenë kompania “HTM” shpk, ku Merollari ishte punonjës.

Nga punonjës i Plator Mehmetit, në pronar i kompanisë së Arlinda Pogajt

Kompania “ARGUS POWER” Sh.p.k. u krijua në 6 maj 2014 në Tiranë me seli tek pallatet “Agimi”. Njëri themelues ishin Ergys Senka (në atë kohë vetëm 24 vjec), por që biznesin e kishte në gjak, sepse është i biri i oligarkut Ylli Senka. Ky do të ishte në këtë kompani 51% të aksioneve. Themeluesja tjetër, që kishte 49% të pjesëve, ishte Arlinda Pogaj.

Kompania po ecte mirë me afro 150 milionë lekë fitime të deklaruara në vit. Megjithatë, për të mos rënë në sy, për shkak se Ylli Senka ishte në qendër të disa aferave, të dy ortakët bëjnë një manovër që ndodh rëndomë në Shqipëri për fshehjen e aktivitetit. Miku që do t’u dilte garant është Plator Mehmeti, eksponent i PS, biznesmen nga Durrësi, drejtor hajdut i OSHEE, i dënuar për korrupsion me tenderat. Mehmeti i prezantoi Arlinda Pogajt Mirgen Merollarin, që e kishte njeri të besuar në kompani.

Më 25 maj 2016, asamblea e ortakëve të shoqërisë ka vendosur: Dhurimin e kuotave te kapitalit të shoqërisë “ARGUS POWER”, në pronësi të dy ortakëve, z.Ergys Senka në masën 51 % dhe znj.Arlinda Pogaj në masën 49 % tek z. Mirgen Merollari; Shkarkimin nga detyra të administratorit z.Ergys Senka. Emërimin e administratorit të ri z.Mirgen Merollari.

Dhe megjithëse u bë pronar dhe administrator i “ARGUS POWER”, Mirgeni do të vazhdonte rutinën e tij të përditshme në kompaninë HTM të Plator Mehmetit.

Dokumenti i mësipërm i vitit 2018 tregon se “pronari” ishte akoma një punonjës i kompanisë së Plator Mehmetit./ Gijotina

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.