E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ben Blushi: Një nuse shqiptare e zbukuruar nga një boshnjake në ekspozitën time
Lajme

Ben Blushi: Një nuse shqiptare e zbukuruar nga një boshnjake në ekspozitën time

Ben Blushi

Unë mund të shkruaja një libër për këtë traditë të habitshme ballkanike si dhe për bashkëjetesën mes boshnjakëve që dikur kanë qene shqiptarë dhe shqiptarëve të sotshëm në Kosovë, por vendosa ta fotografoj këtë mrekulli…

Kjo fotografi është bërë para një muaji në një fshat të Prizrenit ku shkova për të parë nga afër një traditë të hershme të zbukurimit të nuseve.

Për gati dy orë, pashë me detaje se si një gazetare e re nga Prishtina u vizatua në mënyrë mjeshtërore nga një grua e moshuar boshnjake, e cila nuk dinte asnjë fjalë shqip por njihte vetëm gjuhën e nuseve, pra të një arti primitiv që nuk ushtrohet mbi telajo por mbi lëkurën e vajzave të reja.

Unë mund të shkruaja një libër për këtë traditë të habitshme ballkanike si dhe për bashkëjetesën mes boshnjakëve që dikur kanë qene shqiptarë dhe shqiptarëve të sotshëm në Kosovë, por vendosa ta fotografoj këtë mrekulli të bërë nga duart e një gruaje të moshuar mbi fytyrën e një vajze shqiptare, e cila atë ditë nuk u martua por me shumë durim shërbeu si model për mua.

Fotografia pati fat dhe u bë pjesë e ekspozitës sime fotografike që do jetë e hapur deri në fund të muajit prill ne COD në Tiranë.

Ju ftoj të gjjthëve të shikoni një art naiv në zhdukje, që shpresoj të ndikojë edhe për të zhdukur paragjykimet, fuqi të cilën e ka vetëm arti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.