E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ben Qimja apo Dritan Dajti blenë gjyqtarin Skënder Damini? Një raport i shërbimit sekret që duhet të zgjojë SPAK
Lajme

Ben Qimja apo Dritan Dajti blenë gjyqtarin Skënder Damini? Një raport i shërbimit sekret që duhet të zgjojë SPAK

Ish gjyqtari i Apelit Vlorë, Skënder Damini, ka favorizuar me vendime gjyqësore një personazh të botës së krimit në këmbim të një shume të konsiderueshme parash.

Kështu thuhet në një raport sekret të hartuar nga Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror. Sipas raportit, Damini është përfshirë në korrupsion dhe se ka lidhje me krimin e organizuar.

Personazhi i botës së krimit që ka blerë sipas DSIK-së ish gjyqtarin që ia mbathi nga drejtësia nga frika e Vetingut, dyshohet se është ose Dritan Dajti ose Ben Qimja, raporton Prapaskena.

Skënder Damini dhe dy kolegët e tij, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj u hetuan nga SPAK, pas vendimit për lehtësimin e dënimit të Dritan Dajtit, ku i hoqën dënimin me burgim të përjetshëm, për vrasjen e 4 personave, 4 nga të cilët punonjës policie.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e katër punonjësve të policisë dhe ndodhej në qeli prej masakrës së vitit 2009. Megjithatë, më 8 shkurt 2019 një trupë gjyqësore e komanduar pranë Apelit vendosi të shuante burgimin e përjetshëm për Dajtin, duke e dënuar atë me 25 vjet burg.

Pak ditë pas vendimit të debatueshëm, Krimet e Rënda urdhëruan kontrolle në shtëpitë e 3 gjyqtarëve.

Policia gjeti në banesën e ish gjyqtarit Damini një sasi municionesh luftarake pa leje dhe 17 mijë euro të vendosura, në sirtar në vendin e rrobave.

Por pas një viti e gjysmë hetime dhe rikthimit të çështjes dy herë për rihetime të mëtejshme, Gjykata e Posaçme vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë për pushimin e hetimeve.

Skënder Damini ka marrë pjesë edhe në vendimet në favor të Ben Qimes, një figurë emblematike e krimit në Fier. Prapaskena raporton se Damini ka nxjerrë nga burgu Ben Qimen edhe pse kërkohej në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe për pjesëmarrje në organizata kriminale.

Ish gjyqtari Damini lakohet në rrethet mediatike dhe të prokurorisë si ushtar i Ben Qimes dhe i grupeve kriminale, ndërsa dyshohet se ka fshehur në emra të tjerë një pasuri si vila, pallate, hotele etj., për të cilat do të japim të dhëna në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.