BËNË COPASH DERËN E FAKULTETIT EKONOMIK, PENDOHEN STUDENTËT: DO MBLEDHIM TË GJITHË LEKË, DO PAGUAJMË DËMIN
Ditën e djeshme bënë xhiron e rrjetit pamjet skandaloze të disa studentëve të cilët goditën me gurë e shkelma derën e Fakultetit Ekonomik në Shkodër.
Por sot ata kanë reflektuar dhe kanë pohuar para kamerave se do paguajnë dëmin bashkarisht.
‘Përsa i përket incidentit ditën e djeshme në si Fakultet do marrim një iniciativë për t’u mbledhur të gjithë bashkë dhe për të paguar dëmin që është shkaktuar’, tha një prej studentëve.
Ky gjest i tyre duhet vlerësuar pasi pavarësisht gabimit, tregon se gjithnjë ka vend për përmirësim e reflektim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



