Bënë sherr për parakalimin disa javë më parë, kërcet me pistoletë
Janë zbardhur detaje të reja për sulmin me armë që ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se në drejtim të automjetit të shtetasit Arben Bekteshi është qëlluar shtatë herë me armë, por asnjë prej plumbave nuk e ka kapur atë.
Shkak i këtij sulmi me armë në lagjen “Skënderbej” është bërë sherri që Bekteshi ka pasur me 38-vjeçarin me iniciale E.M., i cii banon në të njëjtën lagje.
Mësohet se në drejtim të një personi është qëlluar 7 herë, por fatmirësisht asnjë prej plumbat nuk e kanë prekur.
Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm që kanë pasur E.M., dhe A.B., banues në Elbasan.
Sipas raportimeve, E.M., qëlloi në drejtim të A.B., teksa ky i fundit po lëvizte me automjetin e tij.
Policia i është vënë në ndjekje autorit i cili gjatë largimit ka hedhur edhe armën në tokë.
Njoftimi
Në lagjen “Skënderbeg”, në Elbasan, për shkak të një konflikti të çastit, të ndodhur disa ditë më parë, midis shtetasve E. M. dhe A. B., shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Elbasan, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A. B., 30 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte duke qarkulluar me automjetin e tij.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë që ishin në patrullim kanë reaguar mënjeherë dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga Policia dhe ka mundur të largohet.
Forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijon veprimet, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



