E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Benet Beci jep 470 MLN pa garë për varrezat
Lajme

Benet Beci jep 470 MLN pa garë për varrezat

Benet Beci  kryetari i Bashkisë Shkodër ka realizuar një tender të dyshimtë me mungesë konkurrence.

Bëhet fjalë për një procedurë që ka si objekt “Shërbim i mirëmbajtjes së Varrezave Publike dhe të Dëshmorëve”, me një fond limit në vlerën 39,749,859 lekë të reja pa TVSH ose gati 480 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Në tenderin që mban numrin e referencës REF-02268-04-22-2024, rezulton të ketë marrë pjesë vetëm një kompani, e cila duke mos patur asnjë konkurrent, është shpallur fituese. Bëhet fjalë për firmën BASHKIM VLLAZNIM sh.p.k në pronësi të Agim Tahiri.

Kjo firmë ka ofruar vlerën 39,487,491 lekë të reja pa TVSH ose gati 470 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Dyshimet se fituesi ka qenë i paracaktuar, shtohen më shumë kur vihet re se vlera fituese është thuajse sa 100% e fondit limit. E vetmja gjë e paqartë në këtë mes, mbetet se sa para futi në xhep vetë kryetari Benet Beci.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.