E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Beneti i jep 300 mln lekë tender pa garë Xhevat Vataksit
Lajme

Beneti i jep 300 mln lekë tender pa garë Xhevat Vataksit

Benet i tenderave  së fundmi i ka dhënë 300 milionë lekë të vjetra Xhevat Vataksit. Bizesmeni, dikur “mik” edhe me Voltana Ademin, ka përfituar një tender pa garë për rregulluar tregun Rus në Shkodër, duke i vendosur një mbulesë të re.

Në tenderin që mban numrin e referencës REF-85561-10-27-2023, kanë marr pjesë tetë kompani, por sipas Open Data nga gara janë skualifikuar të gjithë operatorët përveç fituesit. Dyshohet se tenderi ka qenë i paracaktuar dhe është përgatitur enkas për kompaninë e Xhevat Vataksit. Biznesmeni ka përfituar tendera në të njëjtë mënyrë edhe kur bashkia drejtohej nga Voltana Ademi.

Në muajin maj të vitit 2018, firma e tij ishte duke ndërtuar rrugën Shkodër – Velipojë. Për shkak të një mosmarrëveshje me pronarët e tokave, ndaj Vataksit u qëllua me  armë. Një atentat që kshte për qëllim eliminimin e biznesmenit, por fatmirësisht 3 nga plumbat e prekën vetëm në gjymtyrët e poshtëm. Më herët Xhevat Vataksi është akuzuar se ka përfituar dhjetra tendera klientelistë nga kryebashkiakët e mëparshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.