E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Benzi futet në autostradë në kah të kundërt, shkakton aksidentin fatal të Mamurrasit
Lajme

Benzi futet në autostradë në kah të kundërt, shkakton aksidentin fatal të Mamurrasit

Shkak për aksidentin fatal të Mamurrasit ku një vajzë humbi jetën dhe dy motrat e saj janë rëndë në spital u shkaktua nga një mjet Mercedes Benz që ishte futur në sensin e kundër të autostradës Milot-Mamurras. Motrat po udhëtonin me makinë Fiat në drejtim të Milotit ndërsa makina tjetër po ecte në drejtim të Mamurrasit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 në vendin e njohur si kryqëzimi i Patokut.

Në një njoftim për mediat, Policia e Lezhës tha: Automjeti tip “Benz” me targa AA308KH dyshohet të ketë qënë duke levizur në sensin e kundert dhe është përplasur me mjetin tip “Fiat” me targa AA935IO.”

Tre motrat dhe dy burra që udhëtonin tek makina Mercedes Benz janë nisur në Spitalin e Traumës. Fatkeqësisht njëra prej tyre, me profesion mësuese ka humbur jetën rrugës për në spital. Ndërkohë edhe gjendja e 4 të aksidentuarve të tjerë është e rëndë.
Pamjet tregojnë qartë se përplasja ka qenë tejet e fortë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.