E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berat/ Arrestohen pronari dhe dy inspektorë të AKU-së
Lajme

Berat/ Arrestohen pronari dhe dy inspektorë të AKU-së

Në magazinën nga ku dolën 8 tonë domate të kontaminuara për në Kroaci, sekuestrohen tonelata me perime, dërgohen për analizë

Një tjetër sasi record me perime, kryesisht kastraveca, speca dhe domate janë sekuestruar nga Policia pas urdhërit të Prokurorisë së Beratit në magazinën e Mariglen Qorrit, i cili dyshohet se ka tregtuar jashtë vendit, në Kroaci, domatet e kontaminuara me pesticide tej normave të lejuara, ku edhe pas analizave rezultoi me nivel të perparatit “Chlorfenapyr” mbi normat e lejuara, 0.06 mg/kg nga 0.01 mg/kg që duhet të jetë.

Pas arrestimit të Qorrit dhe dy inspektorëve të AKU-s, Berat, Policia ka mësyrë në magazinën e tregtarit, ndërsa aty janë gjetur sasi të konsiderueshme të perimeve të ndryshme, të cilat dyshohet të jenë të kontaminuara me sasi preparati.

Image

Sipas Policisë, nga sasia e sekuestruar e perimeve të ndryshme, u morën mostra për analiza, pasi dyshohet se mund të jenë me përbërje të lartë preparatesh.

Sakaq për pronarin e kompanisë së tregtimit të perimeve në Berat dhe dy inspektorëve vendorë të AKU-së, u vendos arrestimi, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.