E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berat/ Arrestohet 51-vjeçari,  në banesë iu gjetën armë e municion luftarak
Lajme

Berat/ Arrestohet 51-vjeçari, në banesë iu gjetën armë e municion luftarak

Ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit

Policia e Beratit ka kapur dhe ka vënë në pranga  51-vjeçarin Enrik Begaj i cili ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Untitled

Autoritet sekuestruan 5 tableta që shërbenin për lojërat e fatit dhe po ashtu gjatë kontrolleve në banesën e autorit, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Dimal

Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, goditen 1 rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit dhe 1 rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 5 tableta që shërbenin për lojëra fati, 1 pistoletë stilolap dhe municion luftarak.

Vihet në pranga 51-vjeçari që i posedonte.

Stacioni i Policisë Dimal, si rezultat i kontrolleve që kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, ka goditur një rast të lojërave të fatit dhe një rast të armëmbajtjes pa leje. Në vijim të veprimeve procedurale, u vu në pranga shtetasi Enrik Begaj, 51 vjeç, banues në fshatin Samatic, Dimal.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5 tableta me të cilat dyshohet se ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, 1 pistoletë stilolaps dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.