E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berat, autobuzi përplas motoçikletën
Publik News

Berat, autobuzi përplas motoçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit ditën e sotme. Autobusi i linjës Berat-Tiranë ka përplasur një motoçikletë tek Ura e Goricës.

Si pasojë e përplasjes janë rrëzuar e plagosur një çift i moshuarish që ndodheshin mbi motor.

 

 

Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb duket motori gati i futur nën autobus ndërkohë që në tokë ka dhe shenja gjaku. Çifti i të moshuarve është dërguar menjëherë në Spitalin e Beratit me ardhjen e ambulancës.

“Rreth orës 10:15 tek Ura e Goricës mjeti Autobus me drejtues shtetasin P.Sh, 24 vjeç u përplas me një motor tip Yamaha me drejtues shtetasin N.Gj, 66 vjeç, banues në Durrës,” bën me dije policia.

Për pasojë u dëmtuan shtetasi N.Gj dhe bashkëshortja e tij shtetasja B.Gj, 59 vjeçe, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Berat.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.