Berat/ Dy të rinjtë përdhunojnë dy vajza, njëra e mitur
Dy të rinj, njëri 33-vjeç dhe tjetri 20-vjeç janë arrestuar pasi dyshohet se kanë përdhunuar dy vajza.
Të rinjtë banues në Berat dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe 16 vjeçe.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat vunë në pranga shtetasit A. N., 33 vjeç dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe 16 vjeçe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



