E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berat/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen 3 persona
Uncategorized

Berat/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen 3 persona

Një aksident ka ndodhur mbremjen e djeshme në hyrje të qytetit të Beratit, në vendin e quajtur “Dogana”.

Një automjet, tip ‘Hyundai’,që po qarkullonte në drejtim të qytetit të Beratit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Makina është rrokullisur dhe më pas ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 3 shtetasit që ndodheshin brenda në mjet. Të plagosurit mësohet se janë dy vëllezër dhe një grua, janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Burime nga spitali i Beratit kanë konfirmuar se të plagosurit kanë marrë plagë të shumta dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit, për të nxjerrë edhe shkaqet e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.