Berati mbyll baret, restorantet dhe lokalet
Kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo ka urdhëruar mbrëmjen e sotme mbylljen e të gjithë bareve, restoranteve, fast-food-eve e ambienteve publike në territorin e Bashkisë.
Sipas vendimit të kryetarit Demo, bazuar dhe në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë do të bëhet vetëm shërbimi në banesë (delivery), duke respektuar rregullat higjenike të miratuara.
“Duke nisur nga ky moment, bazuar në urdhërin e ardhur nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, bëj thirrje për mbylljen e të gjitha bareve, restoranteve, fast-food, lokaleve që ofrojnë shërbim për klientët, në territorin e Bashkisë Berat, deri në një udhëzim të dytë.
Shërbimi në banesë (delivery), duhet të kryhet duke respektuar rregullat higjenike të miratuara.
Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor mbikëqyr zbatimin e Urdhërit dhe vendos masën e gjobës, sipas legjislacionit në fuqi.
Në këtë betejë duhet të jemi të gjithë bashkë! Kërkojmë mirëkuptimin e të gjitha subjekteve”, shkruan kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



