E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha akuza të forta Olsi Ramës dhe Ambasadores Vlahutin
Lajme

Berisha akuza të forta Olsi Ramës dhe Ambasadores Vlahutin

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka prekur edhe një herë heshtjen e Ambasadores së BE Romana Vlahutin lidhur me kanabizimin e vendit.

“A e keni dëgjuar ndonjëherë këtë  Ambasadore të Bashkimit Europian të përdorë fjalën kanabis. I kam këtu 5 udhëtimet që ka bërë Olsi Rama me makinën e përshtatur për të transportuar drogën e Xibrakës. A e ke dëgjuar ndonjëherë këtë zonjë, por Shqipërisë iu bë gjëma me kanabisin”, u shpreh Berisha.

Ai ka shkuar edhe më tej teksa ka pohuar, se të paktën në dy raste, tek rasti Doshi dhe Prenga, ambasadorja e BE-së nuk ka lujatur rol pozitiv kundrejt opozitës.

“Aramando Prenga shkon e qëllon tjetrin me revole në derë të shtëpisë. Shkon dhe qëllon tjetrin në komisariat. Dhe në Bruksel u thuhet miqve tanë se e ka nxitur opozita për të bllokuar reformën në drejtësi. Nëse përdoret pushteti për të sulmuar opozitën është akti i fundit që mund të bëhet”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.