Berisha akuza të rënda Ballës: “Është kapur në flagrancë duke nxjerrë viza për trafik femrash
Ai nuk ka të drejtë kurrë të ulet në parlament
Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla.
Berisha u shpreh se Balla është kapur në flagrancë duke nxjerrë viza për trafik femrash duke theksuar se ai nuk ka të drejtë kurrë të ulet në parlament.
“Le të bëjmë një marrëveshje unë këtu. Cilës nga ju i ka djegur deklarata ime që unë të bëhem i sinqertë me ju. Thoni pak, dhe unë të them, të vërtetën. Elisa, pyeti cilësi ka djegur më shumë që unë të bëj deklaratën që kërkoni. Cilës?
Po ka marrëzi si kjo mor. Unë thashë çfarë pësuat. Pse kam akuzuar McGonigal, ju i dilni zot këtu atij.
Pse me erotizmat e McGonigal doni të fshihni aktivitetin e tij, subversiv në Shqipëri. Me këto doni ta kaloni, jo nuk e kaloni ju dot me këto. Latë nam në historinë e parlamentit.
Po ai zotëria, a e dini ju se ai ka nxjerrë viza për moldave. Është e sigurtë, të dalë të thotë jo. Po moj zonjë, po. Po mendo se edhe ajo ka një nënë ajo moldavja, një motër, një familje që ka qenë prekur.
A e futët vetë ju diskutimin në këtë temë? Ju e futët.
Ai është kapur në flagrancë duke nxjerrë viza për trafik femrash. Ai që keni ju kryetar grupi. Po mor po. Ai nuk ka të drejtë kurrë të ulet në parlament”, u shpreh Berisha.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha është ndalur sërish te deklarata e tij dy ditë më parë, ku tha se McGonigal është filmuar në orgji.
“ I ftoj zonjat, konkretisht të kërkojnë, edhe ty të dogji miza pas kësule. Çfarë pate ti Elisa. Elisa, çfarë pati që u ngrite, po pse kapitulli erotik është kapitulli… si bëni kështu, a jeni në rregull apo jo, keni fiqir apo jo. Po çfarë është kjo. Po pse, erotizmin e McGonigal do të mbroni këtu.
Po pse, ku e din ti që nuk kishte Allison në Shqipëria ai. Ku e din ti, pse të djeg ty. Çfarë ke. Po nuk e mbulon dot. Dëgjo. E kupton apo jo. Orgjitë e McGonigal janë reale. Kujt i djeg miza pas veshit tjetër, merreni fjalën, me radhë, me radhë. Më duhet zëri për më vonë, pa…”, tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



