E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha akuzon Bashën për bashkëpunim me Ramën: Po merrem më fuqishëm se kurrë me bajlozët e krimit monstruoz politik
Lajme

Berisha akuzon Bashën për bashkëpunim me Ramën: Po merrem më fuqishëm se kurrë me bajlozët e krimit monstruoz politik

Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha ka bërë një reagim në lidhje me zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.

Me anë të një postimi në Facebook, ish-kryeministrin akuzon Bashën për bashkëpunim me kreun e qeverisë, Edi Rama, ndërsa shkruan se “Basha gabon, se po të hyj pastaj me ushtarë e nxjerr me këpucë të kuqe”

Berisha thotë se më shumë se kurrë tani është duke u marrë me botën e krimit në politike, që sipas tij po shkatërrojnë pluralizimin.

“Une tani po merrem me fuqishëm se kurrë ne jeten time politike me botën e krimit. Me kreun e Meduzës dhe pengun e tij, Lulzim Basha. Krimi ka hierakinë e tij. Askush nuk është marrë më shumë se unë me kreun e meduzës dhe ushtarët e tij. Por tani përqendrimi im është total në organizatën me kriminale në Shqipëri, Ballkan dhe Europë që ka goditur pluralizmin politik dhe ky klan është klani Rama dhe “peng-Basha. Ky i fundit gabon, se po të hyj pastaj me ushtarë e nxjerr me këpucë të kuqe”, shkruan ndër të tjera Berisha.

REAGIMI I PLOTE I SALI BERISHES

Miq, lidhur me akuzat e Kreut te Meduzes dhe peng Bashes per heshtjen time ndaj krimit madje lidhje te preteduara prej tyre, shtoj sa vijon:

Une tani po merrem me fuqishëm se kurrë ne jeten time politike me botën e krimit. Me kreun e Meduzës dhe pengun e tij, Lulzim Basha. Krimi ka hierakinë e tij. Askush nuk është marrë më shumë se unë me kreun e meduzës dhe ushtarët e tij. Por tani përqendrimi im është total në organizatën me kriminale në Shqipëri, Ballkan dhe Europë që ka goditur pluralizmin politik dhe ky klan është klani Rama dhe “peng-Basha. Ky i fundit gabon, se po të hyj pastaj me ushtarë e nxjerr me këpucë të kuqe.

Tani po merrem me balozet e krimit monstruoz politik. A ka krim më të shëmtuar sesa te zevendesosh pluralizmin politik me pseudo pluralizmin apo fasad pluralizmin. Uragani foltore shkatërroi projektin e tyre te shëmtuar. Shfrytëzoj rastin të përshëndes kryetarët e degëve, 20 prej të cilëve bojkotuan mbledhjen e “peng-kryetarit” 30 prej tyre hodhën poshtë me heshtje kërkesat e pengkryetarit per antimitingun e dates 18 dhjetar ngjarja me e turpshme ne 30 vite pluralizem. Unë i përgëzoj ata. Janë dhe do jenë të respektuar.

Natyrisht pati një grup të vogël i cili mbajti qëndrim pro Bashës, por kjo nuk i pengon ata të jenë të pranishëm në Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Nuk besoj t’i lejojnë vetes turpin historik, të bashkohen me antimitingun e shoqatës Basha-Bardhi te ideuar nga Kreu i Meduzes Me datë 11 Dhjetor PD ngrihet më e fuqishme se kurrë. Nuk janë të përjashtuar as Basha dhe as Bardhi.

Ata do të krijojnë Shoqaten Basha – Bardhi për t’i bërë fresk kreut të Meduzës! sb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.