Berisha akuzon Ramën për klientelën e universiteteve private
Pas fjalës së kryeministrit Rama në sallën e parlamentit, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.
Berisha ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Universitetin e Tiranës, ndërsa ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.
Berisha tha se Rama ka dnërmarrë një sulm frontal ndaj elitës së kombit, pasi sipas tij qeveria po favorizon klientelat e tij korruptive.
“Ju nuk e doni arsimin. Universiteti i Tiranës është institucion kombëtar dhe ju doni ta shkatërroni dhe të mbushni xhepat tuaj.”- u shpreh Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



