Berisha: Alibeaj nuk është më kryetar i grupit parlamentar
Sali Berisha deklaroi nga selia blu se deputeti Enkelejd Alibeaj, me padinë që i bëri Partisë Demokratike për vendimin e 25 marsit, nuk duhet të jetë më kryetar i grupit parlamentar.
Pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Berisha tha se Alibeaj paditi PD-në në Gjykatë për llogari të qeverisë.
Padia për vendimin e Gjykatës që njohu të ligjshëm Kuvendin e 11 dhjetorit, tha Berisha, nuk ka asnjë bazë.
“Pas vendimit të tij për të paditur PD-në për llogari të qeverisë në Gjykatë, mund të them se ai për mua pushon së qeni kryetar i grupit parlamentar.
Nuk është fjala për mendim, por për veprim. Veprimi është shumë i gabuar. Nuk ka asnjë bazë.
Padia është të mos pranosh një proces që sot s’e kundërshton asnjë shqiptar. Nuk ka asnjë tagër. Ai e konsideron veten kryetar i PD, në një kohë kur ai nuk ka asnjë funksion të tillë”, u shpreh Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



