E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha:  Alibeaj thjesht kryetar i grupit parlamentar
Lajme

Berisha: Alibeaj thjesht kryetar i grupit parlamentar

Berisha kujtoi vendimet e Kuvendit te 11 dhjetorit te thirrur prej tij ku tha se delegatet e kane shkarkuar kryesine e PD.

Nder te tjera, Berisha tha se “midis anëtarëve të një familje politike nuk ka pazare. Nuk ka pakt në PD, në PD ka grupe me mendime të ndryshme të cilat urojmë e do punojmë me durim për t’i rrafshuar”.

Pyetje: Enkelejd Alibeajn e konsideruat kryetar grupi parlamentar e jo kryetar të komanduar të PD….

Sali Berisha: Unë jam një anëtar i komisionit të Rithemelimit, as unë personalisht as komisionit në tërësi nuk ka asnjë autoritet mbi vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit të 2021.

Pra, ajo kryesi është e shkarkuar nga 4 mijë e 900 delegatë, nuk ekziston. Por unë në takimin që pata ishte thirrja ime ti bashkohen përpjekjeve tona për një PD më të fortë më të bashkuar më të hapur.

Pyetje: E cilësuat nje takim normal ate qe patet me Bardhin e Alibeajn po a eshte tentuar te shkohet drejt nje pazari nga kryetari i grupit dhe zoti Bardhi? 

Sali Berisha: Midis anëtarëve të një familje politike nuk ka pazare, e shprehët gabim atë. Nuk ka pakt në PD, në PD ka grupe me mendime të ndryshme të cilat urojmë e do punojmë me durim për ti rrafshuar.

Ka vetëm një raport që është tipik për cdo forcë demokratike raporti shumicë pakicë.
Në Kuvendin e parë të PD Berisha u zgjodh e 70% të votave. 30% votuan kundër tij e tjetra, e gjithë Kryesia e PD përvec tre anëtarëve lobuan e diskutuan kundër meje.

Por të gjithë ata u zgjodhën në Kryesi të PD nga ai Kuvend vazhduan dhe fituan.

Ideja se ky individ apo ai individ ka kaq kundër e kaq pro është rregull i demokracisë.

Duke thënë këtë ftoj cdo demokrat që dëshiron që partia të ketë rregulla që ai mendon se janë më të drejta të formulojë ti sjellë në Kuvend e të vendoset me votën e lirë, jemi të hapur. I vetmi gjë nëse demokratët duan të kenë një trashëgimi nga Sali Berisha është mesazhi që “edhe një po mbeti, i dyti do të jem unë”. Këtë duhet t’ja përsërisin vetes sot cdo demokrat kudo që është.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.