E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Balluku rriti koston e ndërtimit të Unazës  në 450 mln €!
Flash

Berisha: Balluku rriti koston e ndërtimit të Unazës në 450 mln €!

Me tunelin e Llogarasë janë vjedhur deri në 97 mln eur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një fjalim të ashpër në foltoren e ngritur nga PD para Kryeministrisë, në kuadër të protestës së radhës kundër qeverisë.

Në fjalën e tij, Berisha u ndal veçanërisht te Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, e pezulluar nga detyra dhe e pandehur nga SPAK, Belinda Balluku, si dhe te një sërë projektesh publike që ai i cilësoi si skandale të rënda financiare.

Berisha tha se këto ditë vendi është përfshirë nga debati mbi tunelin e Llogarasë, për të cilin ai deklaroi se janë vjedhur “minimumi 50 milionë euro”, ndërsa sipas tij, shifra reale mund të jetë “90 deri në 97 milionë euro”. Por, sipas kreut të opozitës, kjo shumë “është shumë më pak se 1/100 apo 1/200 e asaj që ka vjedhur qeveria”.

Një tjetër projekt që Berisha e cilësoi si shembull të keqmenaxhimit dhe abuzimit është Unaza e Madhe e Tiranës. Ai u ndal te Loti 4, për të cilin mediat kanë raportuar së fundmi, duke thënë se e gjithë Unaza është ndarë në 14 lote për të rritur kostot. “Belinda Balluku e rriti koston e ndërtimit të Unazës në 450 milionë euro,” tha Berisha, duke shtuar se kostoja ka arritur “20–22 milionë euro për kilometër”

“A mund të ketë qeveri që ndan 13 kilometra rrugë në 14 lote, vetëm e vetëm që të vjedhë më shumë?” u shpreh ai më tej duke ngritur akuza të tjera drejt administrimit të rrugëve.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.