E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Basha dorëzoi sovranitetin për të shpëtuar kokën e tij! E shndërroi opozitën në një shtojcë të narko-shtetit!
Lajme

Berisha: Basha dorëzoi sovranitetin për të shpëtuar kokën e tij! E shndërroi opozitën në një shtojcë të narko-shtetit!

Në fjalën e mbajtur sot në Kuvendin e thirrur prej tij, ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi Lulzim Bashën një burracak që nuk kishte karakter të jepte dorëheqjen.

Berisha tha se Basha dorëzoi sovranitetin për të shpëtuar kokën e tij dhe për ta shndërruar PD-në në shtojcë të narko-shtetit.

“Çdo protestë që nisi nuk e sosi kurrë me sukses. Bëri prita politike kundër bashkëpunëtorëve të tij, personalitete me kontribute historike në këtë parti. Bëri gjithçka për të ndërtuar monumentin e Bashizmit, por ndërtoi monumentin e hiçit. Në 8 vite ne përfunduam si një forcë politike që nuk shihte asnjë fitore. PD i shëmbëllente një druri të thatë që nuk gjelbëron asnjëherë. PD pas zgjedhjeve të 2021-shit të cilat ai i shpalli masakër elektorale dhe ato të tilla ishin, mbeti jetime. Vota e 620 mijë shqiptarëve mbeti jetime, sepse Lulzim Basha u kujdes para së gjithash për karrigen e tij.

Basha dorëzoi sovranitetin për të shpëtuar kokën e tij!  Për marrëveshjen me kreun e Meduzës, vendosi ta shndërronte PD-në në fasadë-opozitë në shtojcë të narko-shtetit. Pasi tradhtoi votën tuaj ai vazhdoi në rrugën e tij duke kryer krimin më të shëmtuar që një udhëheqës politik mund të kryej, shkelmimin e sovranitetin e PD-së. Sepse burracak, nuk kishte karakter të jepte dorëheqje, pas kësaj ai shkelmoi në vazhdim Statutin, instaloi në krye të PD forume anti-demokratike, përjashtoi drejtues pa asnjë konsultë, pa asnjë analizë.

Sulmoi në mënyrë të verbër partnerët, FRPD dhe LDG-në. Në 8 vite Lulzim Basha partinë e vlerave konservatore e spostoi majtas dhe vetëm majtas. Në këto kushte të shumtë ishin ata që besonin që PD duhet të shkrihej, se ajo është një forcë që nuk fiton dot, që është shndërruar në dekor të regjimit që certifikon vjedhjen e zgjedhjeve por mbi të gjitha vrasjen e shpesës së shqiptarëve. Për të gjitha këto arsye themelore demokratë dhe demokrate u bashkuan me nismën shpëtimtare të foltores dhe ata vendosën me diskutimet e tyre, me debatet më të lira, të rithemelojnë forcën politike të tyre”, tha Berisha.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.