E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Basha punoi me Ramën për ‘non grata’, e dinte se po të humbiste…
Lajme

Berisha: Basha punoi me Ramën për ‘non grata’, e dinte se po të humbiste…

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se ka pasur dijeni, madje dhe ka ndihmuar kryeministrin Edi Rama për shpalljen e tij “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në fjalën e tij gjatë një interviste televizive, Berisha tha se Basha ka ndihmuar Ramën, pasi e dinte që po të humbiste zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ai nuk do ta kursente.

“Nëse Basha do të më gënjente mua siç gënjen sot, nuk po them se shkarkohej për 4 minuta, por për një kohë rekord shkarkohej. E them sot, Basha u mor bashkë me Edi Ramën për shpalljen time “non grata”. E dinte që nëse do të humbte dhe këto zgjedhjet, Sali Berisha nuk do ta kursente në mënyrë absolute,”-tha Berisha duke theksuar edhe rolin e Bashës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.