E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha plas bombën online: Ramën e pret ekstradimi për aferën  e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal
Lajme

Berisha plas bombën online: Ramën e pret ekstradimi për aferën e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se kryeministrin Edi Rama e presin një seri procesesh gjyqësore, ku sipas tij më kryesorja është afera e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Berisha, në një bashkëbisedim virtuale me qytearët, deklaroi se nuk duhet të çuditen nëse, sipas tij, kërkohet ekstradimi i kreut të qeverisë.

Ai theksoi se Edi Rama po përgatitet që të mos ia marrë askush Partinë Socialiste, por të qëndrojë kryetar i saj.

“Edi Rama po përgatitet që të mos ia marrë kush PS, por të qëndrojë prapë kryetar i saj,  E vërteta është që Ramën e presin procese ligjore, seri procesesh ligjore në Shqipëri.

Por njëri është më epror nga të tjerët, afera e McGonigal, mos u çudisni nëse kërkohet për ekstradim dhe ju jap fjalën që do të ekstradohet pa asnjë diskutim”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.